Takimi për paraqitjen ekonomike, tregtare e turistike të vitit 2009 të provincës Han Nan filloi më 3 korrik në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almaty.
Në këtë mbledhje të paraqitjes, shoqata turistike, kompani turistike dhe sektorë bujqësorë e provincës Han Nan, si dhe sektorët përkatës të Kazakistanit nënshkruan 8 marrëveshje bashkëpunimi, lidhur me shkëmbimet agroteknike e të tjera.
Siç mësohet, provinca Han Nan me forcën e saj tërheqëse dhe burimet e veçanta ka tërhequr gjithnjë e më shumë turistë kinezë dhe të huaj për vizitë e pushime. Ajo edhe është baza e frutave dhe e produkteve të mira bujqësore dimërore. (Zhan Dian)(Artan)(Pina)