Kryetari i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hongkongut Donald Tsang Yam-Kuen shpalli më 30 qershor se, Kompania Disney do të investojë 3.5 miliardë dollarë Hongkongu për të zgjeruar Disneyland në Hongkong.
Donald Tsang Yam-Kuen tha se Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hongkongut dhe Kompania Disney kanë arritura marrëveshjen për planifikim e zgjerimit të Disneylandit në Hongkong dhe dispozitën financiare. Kompania Disney do të investojë 3.5 miliardë dollarë hongkongas për të zgjeruar Disneyland në Hongkong. I gjithë projekti do të ndahet në 5 vjet.
Siç dihet, Disneyland në Hongkong do të shtojë 3 pjesë me tema të reja, duke u zgjeruar edhe me 23% të sipërfaqes, krahasuar me sipërfaqen e tanishme.(Zhan Dian)(Artan)(Drita)