Në fundin e qershorit, qeveria e qytetit Chifeng të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme organizoi mbi 20 veta të shkojnë në Shangai për të zhvilluar propagandimin e turizmit. Sipas qeverisë së qytetit Chifeng, me hapjen e linjës ajrore Shangait dhe Chifengut, turistëve do t'u duhet gjysmë dite të arrijnë në Chifeng nga Shangai për të bërë shëtitje në kullota. Njëkohësisht, turistët e Chifeng-ut mund të shpenzojnë gjysmë dite, për të mbërritur në Shangai, për të shijuar pamjet qytetëse. (Çang Çuo)