Më 18 qershor u hap në qytetin Baishan të provincës Jilin të Kinës Verilindore "Festivali i turizmit në zonat e malit Changbai dhe të lumenjve Songhua e Yalu". Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të rreth 100 agjencive turistike të zonave të brendshme, të zonës së posaçme të Hong-Kongut dhe të zonës së Tajvanit.
Mali Changbai dhe lumenjtë Songhua e Yalu janë vende të njohura turistike të provincës Jinlin. Mali Changbai është trashëgimi natyrore ndërkombëtare, lumi Songhua është lumi i nënës së dheut të zi të Kinës Veriperëndimore, ndërsa rajonet buzë lumit Yalu karakterizohen nga doket e zakonet e huaja. Qyteti Baishan po përpiqet të krijojë linjat turistike me karakteristika natyrore të malit Changbai, të lumenjve Songhua dhe Yalu, me karakteristika të folklorit të kombësive, duke shfrytëzuar potencialin turistik të Hong-Kongut dhe të Tajvanit, për ta shndërruar këtë festival në një festival madhështor me nivel të lartë në Kinë dhe në botë. (Zhan Dian)(Zhai)(Artan)