Kryeadministratori i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të Kinës, Tsang Yam-Kuen u shpreh më 15 qershor se në fushën e mbrojtjes së ndërtesave historike, Hongkongu ka hyrë në një fazë të re, falë punës së Administratës së Rajonit të Posaçëm. Aktualisht, grupi i specialistëve dhe Zyra e Rrënojave të Lashta kanë mbaruar vlerësimin fizik e relikteve arkitektonike të mbi 1400 ndërtesave që janë ndërtuar para vitit 1950. Komiteti konsultativ i relikteve do të përfundojë konsultimet brenda 4 muajve dhe do të përcaktojë shkallën e vlerës së tyre para fundit të këtij viti. (Çang Çuo)