Po zhvillohet me sukses projekti i zonës turistike Meilingu në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme. Ndërtimi i fushës së skive Meilingu do të përfundojë sa më shpejt dhe në këtë dimër do të hapet.
Kjo zonë turistike ndodhet në distriktin Meilin të qytetit Huhehaote në Mongolinë e Brendshme. Sipërfaqja e projektit është 120 kilometra katrorë. Në përfundim të projektit, gjatësia e përgjithshme e pistës së skive do të jetë mbi 70 kilometra dhe do të jetë pista më e madhe e skive në Azi. (Çang Çuo)