Parku kombëtar pyjor i Zhang Jiajie-së gjendet në veriperëndim të qytetit Zhang Jiajie të provincës Hunan. Ai është ndërtuar në vitin 1982 dhe është parku i parë kombëtar pyjor në Kinë, me një reliev të formacionit karstik me sipërfaqe të madhe. Në nëntor të vitit 1992, ky park me bukuri të veçantë u përfshi në Listën e Trashëgimive Natyrore Botërore, ndërsa në shkurt të vitit 2004 u emërtua "Park gjeologjik botëror". (Zhan Dian)(Artan)