Këtë vit do të ketë autobus turistik për në fshatin me mijë shtëpi të kombësisë Miao në qytezën Xijiang të provincës Jiangxi. Ky fshat quhet qyteza më e madhe në botë.
Linja e autobusit turistik do të jetë 40 kilometra dhe koha e udhëtimit do të jetë 75 minuta. Kjo linjë do të lidhë urën tradicionale të kombësisë Miao deri në fshatin më të madh të kësaj kombësie.
Mësohet se kjo linjë do të hapet brenda këtij viti. Kjo linjë do të plotësojë edhe kërkesat e lëvizjes së banorëve të thjeshtë dhe njëkohësisht do t'u volisë turistëve për të shkuar në Xijiang për të shijuar kulturën e kombësisë Miao dhe traditat origjinale. (Çang Çuo)