Më 10 maj, në Erdos të Mongolisë së Brendshme të Kinës filloi të ndërtohet Muzeu i Xhinxhis Khanit.
Siç mësohet, Muzeu i Xhinxhis Khanit do të zërë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrore dhe për të do të investohen gjithsej 11.4 milionë juanë. Muzeu, që do të përfshijë Institutin e Xhinxhis Khanit, Arkivin e Xhinxhis Khanit dhe Muzeun e dokumenteve të Xhinxhis Khanit, është një muze i përgjithshëm për të paraqitur kulturën e Xhinxhis Khanit dhe kulturën e kombësisë mongole e të dinastisë Yuan.(Zhan Dian)(Artan)