Zyra Turistike e Pekinit filloi nga 28 prill të dhurojë 2 milionë bileta të pikave turistike të Pekinit, me një vlerë 134 milionë juanë.
Këto bileta ndahen në 3 lloje. Ato që kanë nisur të dhurohen 28 prill janë 1 milion bileta të kuqe për turistët nga rajonet e tjera të Kinës, të cilët mund të zgjedhin të vizitojnë falas 2 nga 10 pikat turistike, si Teatrin e Madh Kombëtar, Muzeun e Kryeqytetit, Tempullin e Qiellit, Pallatin e Verës etj.
700 mijë biletat e gjelbra që do të shpërndahen më 8 maj, janë për banorët e Pekinit. Ata mund të zgjedhin të vizitojnë 27 pika turistike rreth Pekinit.
Më 18 maj do të fillojnë të shpërndahen edhe 300 mijë bileta të kaltra për fëmijët e të rinjtë, që mund të vizitojnë falas pikat turistike më të përshtatshme për ta, si p. sh. Parkun e Dëfrimit të Pekinit, Muzeun e Natyrës dhe Luginën e Gëzuar etj.(Zhan Dian)(Artan)(Drita)