Siç mësohet, miniera mbitokësore më e madhe në Azi, më pas miniera e Haizhou-it, është transformuar në Parkun Minerar të vetëm në provincën Liaoning dhe do të hapet për turistët në maj të këtij viti.
Parku me temë minierën, Muzeu i Minierës, rrugët përreth dhe infrastrukturat e tjera janë përfunduar. Siç planifikohet, në Parkun Minerar do të ndërtohen edhe dy shkallë artificiale për të shijuar gjendjen e punës nga këto shkallë.
Miniera e Haizhou-t u ndërtua në vitin 1953. Në korrik të vitit 2005, kjo minierë u braktis për shkak të shterimit të burimeve minerare, duke lënë një gropë të braktisur në formë kubi.(Zhan Dian)(Artan)