Do të hapet më 21 prill Panairi Ndërkombëtar i Ushqimeve i Pekinit, në Qendrën kombëtaretë Notit.
Gjatë këtij panairi ndërkombëtar të ushqimeve të Pekinit, organizuesit do të hapin ekspozitën e mjeshtërive dhe kulturave tradicionale të trashëgimive jomateriale ushqimore, ku do të shfaqen mjeshtëritë e mrekullueshme në artin e kuzhinës. Përveç të 8 distrikteve që përfshihen në veprimtari, në Pekin do të organizohen edhe veprimtari me temën e ushqimeve të shijshme. 500 hotele me yje dhe restorante në Pekin do të zhvillojnë shitjen e ushqimeve. (Çang Çuo)