Më 17 prill, u hap Festivali i luleve të pjeshkës në distriktin Pinggu të Pekinit.
Ky festival do të zgatë 20 ditë dhe do të mbyllet më 7 maj. Festivali i luleve të pjeshkës dhe Festivali i sportit dhe shëndetit u hapën sëbashku. Aty janë të ndërthurura lulet e pjeshkës, kultura, sporti, turizmi, duke treguar traditat kulturore në Pinggu. Njerëzit mund të kalojnë pushimet të gëzuar dhe të marrin pjesë në veprimtari sportive. Njëkohësisht, këto festivale mund të forcojnë dashurinë për atdheun dhe vendlindjen, si dhe pasionin për ndërtimin e shoqerisë harmonike. (Çang Çuo)