Sipas një raporti të publikuar nga "Forumi i turizmit jashtë vendit 2009",i organizuar më 8 prill në Shangai, megjithëse në kushtet e krizës financiare, numri i njerëzve që shkuan jashtë vendit për turizëm nga zona e deltës së lumit Jance në vitin 2008 ka arritur gati 1.5 milionë, duke u rritur 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Parashikohet se tregu i turizmit jashtë vendit në vitin 2009 do të ruajë prirjen e fortë të zhvillimit dhe se vendet aziatike do të jenë zgjedhja e parë e banorëve të kësaj delte. (Zhan Dian)(Artan)