Më 16 mars, një grup turistik i përbërë prej 1000 vetash nga provinca Zhejiang shkuan me anije nëpërmjet vijës detare Xiamen-Jinmen për turizëm në Tajvan. Atë ditë, numri i banorëve të pjesës kontinentale të Kinës që shkuan për turizëm në Tajvan i kaloi 1100 vetat, duke shënuar rekord për numrin e turistëve që kanë shkuar në Tajvan nëpërmjet kësaj vije detare.
Sipas të dhënave statistikore nga sektori i kontrollit i Xiamenit, që nga fillimi i turizmit në Tajvan, numri i banorëve të pjesës kontinentale të Kinës që kanë vizituar Tajvanin nëpërmjet rrugës detare midis Xiamenit e Jinmenit ka arritur më shumë se 6500.(Zhan Dian)(Zheng)(Artan)