Korrespondenti i Agjencisë kineze të Lajmeve Hsinhua mësoi nga Drejtoria e Turizmit e Rajonit Autonom të Tibetit se në dy muajt e parë të këtij viti numri i turistëve dhe të ardhurat e përgjithshme nga turizmi janë rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Turizmi në Tibet ka dalë gradualisht nga ndikimi i incidentit të ndodhur më 14 mars të vitit të kaluar dhe ka filluar rritjen.
Në janar dhe shkurt të këtij viti, numri i turistëve në Tibet ishte mbi 120 mijë, duke u ngritur 4.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga turizmi ishin 99 milionë juanë, ose 0.8 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga fillimi i këtij viti, me stabilizimin e mëtejshëm të situatës shoqërore, Tibeti ka vazhduar të forcojë propagandimin e turizmit në këtë rajon. Me temën "Vijmë në Tibet për të kaluar Festën e Pranverës dhe ndiejmë Vitin e Ri tibetian", propagandimi i "Turizmit në dimër në Tibet" po forcohet më tej dhe janë paraqitur një sërë prodhimesh turistike. (Çang Çuo) (Artan)