Specialistët amerikanë të mbrojtjes së mjedisit Daniel Taylor dhe Robert Fleming thanë në një intervistë se, nga mesi dhe fundi i viteve '80 të shekullit të kaluar deri tani, numri i llojeve të bimëve dhe të kafshëve në Tibet ka ruajtur stabilitetin, madje numri i një pjesë të bimëve dhe të kafshëve është rritur shumë. Ata janë të mendimit se Tibeti është një nga zonat më të suksesshme të mbrojtjes natyrore në botë.
Nivelet e ndryshme të qeverisjes në Tibet kanë luajtur rol pozitiv në mbrojtjen e numrit të llojeve biologjike, prandaj janë arritur rezultate pozitive në këtë drejtim. (Çang Çuo) (Artan)