Në rajonet veriore të Kinës kemi një botë të mbuluar me dëborë dhe akull. Në perëndim të Kinës rrafshnalta me dheun e kuq të Yunnanit ka marrë ngjyrat e pranverës. Në mars nis rinimi i praverës në të gjithë Kinën. Lulet e kolzës në një sipërfaqe prej 800 mijë akrash në distriktin e Luopingut të provincës Yunnan lulëzojnë. Këto lule kolze të verdha paraqesin një panoramë madhështore të ardhjes së pranverës.