PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Deficiti tregtar me Kinën u ul 64.8%
2010-09-07 21:07:48 cri komenti juaj Printoni
Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Drejtoria e Doganave e Shqipërisë, nga janari deri në maj të këtij viti, vëllimi i tregtisë së përgjithshme midis Shqipërisë dhe Kinës arriti në vlerën 152 milionë dollarë, duke ruajtur të njëjtin nivel me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndër to,vëllimi i importeve në Shqipëri shënoi shifrën e 107 milionë dollarëve, ose u ul 23.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, vëllimi i eksporteve nga Shqipëria arriti në 45 milionë dollarë, duke u rritur 317.1%. Kështu deficiti tregtar i Shqipërisë me Kinën u zvogëlua 64.8%.

Në 5 muajt e parë të këtij viti, importet nga Kina zunë 6% të vëllimit të përgjithshëm të importeve në Shqipëri, pra Kina zuri vendin e tretë pas Italisë dhe Greqisë, si vend importues për Shqipërinë. Ndërkohë, eksportet ndaj Kinës përbënë 7% të vëllimit të eksporteve nga Shqipëria dhe Kina bëhet vendi i dytë pas Italisë që importon nga Shqipëria. (Wang Lei)(Albana)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China