"Endi 94" Shpk, një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit, kryesisht në materialet hidraulike, hidrosanitare, hidroizoluese etj.
Gjatë një interviste ekskluzive për radion tonë, administratori i vetëm i kësaj kompanie, Z. Luan Shakaj na njohu shkurtimisht me zanafillën dhe mbarëvajtjen e biznesit te tij gjatë gjithë këtyre viteve.
Kompania "Endi94" shpk e ka nisur aktivitetin në vitin 1995 dhe sot ajo ka një aktivitet financiar rreth 2 milionë deri ne 2.5 milionë euro në vit.
Ka filluar të importojë mallra nga Kina vetëm 3 vjet pas çeljes së aktivitetitit, pra rreth vitit 1998. Përsa i përket opinionin të tij për mallrat kineze ai na shpjegoi se gjatë viteve të fundit këto mallra kanë arritur një perfeksionizëm dhe se raporti çmim cilësi është shumë konkurues në krahasim me mallrat italiane apo ato greke.
Gjithashtu edhe kërkesa e konsumatorit shqiptar për mallrat kineze sa vjen dhe rritet gjithnjë e më shumë.