PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Takimi i 12-të i liderëve të Kinës e të BE-së lëshoi një deklaratë të përbashkët
2009-11-30 12:24:45 cri komenti juaj Printoni

Më 30 nëntor, në qytetin Nankin të provincës Jiangsu u hap takimi i 12-të i liderëve të Kinës e të BE-së. Pala kineze dhe pala e BE-së lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku u shprehën se do të nxitin zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kinës dhe BE-së në situatën e re, si dhe shpresojnë të nxitin marrëdhëniet e partneritetit në ndryshimin e klimës. Të dyja palët dëshirojnë të rishkruajnë raportin e statusit ekonomik të tregut dhe të paraqitin rezultatet që duhet të arrihen në konferencën e Kopenhagenit.


Dy palët pranuan gjithashtu të forcojnë dialogun në ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore, në luftën kundër terrorizmit etj. Deklarata thekson gjithashtu forcimin e dialogut e të bashkëpunimit në bazë të barazisë dhe të respektit të ndërsjellët në fushën e të drejtave të njeriut. Palët përcaktuan të zhvillojnë bashkëpunimin mbi të drejta e njeriut në sistemin e OKB-së. Liderët e dy palëve janë të mendimit se duhet të ndërtohet një sistem aktiv, efektiv dhe i përshtatshëm në mbrojtjen e drejtës të pronësisë intelektuale.


Lidhur me problemin e ndryshimit të klimës, të dyja palët janë të mendimit se vendet e zhvilluara duhet të shtojnë shumë përkrahjen e fondit për vendet në zhvillim dhe do t'u ofrojnë teknologji vendeve në zhvillim. Këto do të jenë rezultatet e rëndësishme në Konferencën e Kopenhagenit. (Çang Çuo)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China