Më 17 nëntor në mesditë, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao dhe presidenti amerikan Obama u shprehën në një konferencë shtypi në Pekin, se të dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e ndryshimit të klimës, të energjisë dhe të mjedisit.
Hu Jintao tha se sektorët përkatës të Kinës dhe të SHBA-së tashmë kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit dhe dokumente të tjera mbi forcimin e bashkëpunimit për ndryshimin e klimës, energjinë dhe mjedisin dhe kanë vënë zyrtarisht në funksion Qendrën e Studimit të Përbashkët Kino-amerikane të Energjisë së Pastër.
Obama tha se ai dhe Hu Jintao kanë bërë përparime në çështjet e ndryshimit të klimës. Ai tha se kjo sfidë nuk mund të zgjidhet aspak pa përpjekjet e përbashkëta të SHBA-së dhe të Kinës që janë vendet më të mëdha konsumuese dhe prodhuese të energjisë. (Shy Guan)