Katër vende BRIK (BRIC)
Katër vendet BRIK (BRIC) përfshin 4 vende me zhvillim të shpejtë, Brazili, Rusia, India dhe Kina. BRIC janë katër iniciale të këtyre vendeve në gjuhën angleze, kështu që quhen "Katër vende të Brikut". Ky koncept u propozua nga kompania amerikane "Goldman Sachs". Në tetor të vitit 2003 kjo kompani nxori një raport të ekonomisë botërore me titull "Të ëndërrojmë së bashku me BRICs". Sipas këtij raporti në vitin 2050 gjendja ekonomike botërore do të ndryshojë së tepërmi. Vetëm SHBA-ja dhe Japonia do të renditen ende në listën e gjashtë fuqive të mëdha në botë, ndërsa katër të tjerat do të jenë Brazili, Rusia, India dhe Kina. (U Sen)