Më 11 mars presidenti amerikan Barak Obama dhe sekretari i Thesarit Timothy Geithner u bënë thirrje vendeve të tjera të marrin masa aktive për të rigjallëruar ekonominë.
Po atë ditë, pasi dëgjoi raportin e Geithnerit, Obama u shpreh se Amerika ka marrë shumë masa, por nëse gjendja e ekonomisë botërore vazhdon të keqësohet, përpjekjet e saj do të zhvlerësohen. Ai tha se ShBA-ja ka dy synime në Samitin e G20-s që do të zhvillohet në Londër në fillim të muajit që vjen: së pari, të sigurojë që e gjithë bota të marrë masa të koordinuara për rigjallërimin ekonomik; së dyti, që e gjithë bota të arrijë konsensus në kontrollin e reformave në vendet e ndryshme.
Në një konferencë shtypi, Geithneri tha se me rënien ekonomike, vendet kryesore duhet të marrin masa konkrete dhe të vazhdueshme për të përkrahur zhvillimin e tyre ekonomik. (U Sen)