Më 10 mars, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i shtetit i Kinës Hu Jintao mori pjesë në diskutimet e delegacionit të provincës së Hënanit, pjesëmarrës në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore. Hu Jintao tha se duhet të inkurajohet veprimtaria e sektorëve të ndryshëm dhe të shpejtohet ndryshimi i mënyrës së zhvillimit të ekonomisë. Ai u shpreh gjithashtu se duhet të ngrihen aftësia e prodhimit kompleks të bujqësisë, aftësia e zhvillimit të vazhdueshëm dhe aftësia konkurruese e bujqësisë në nivelin ndërkombëtar, si dhe të zhvillohet intensivisht bujqësia moderne. Hu Jintao vuri në dukje se duhet të bëhen mirë punët e ndryshme, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, punësimin, sigurimet shoqërore dhe strehimin, si dhe duhet të zbatohen me seriozitet politikat në dobi të masave popullore. (Yuan Xin) (Artan)