PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat e huaja i kushtojnë vëmendje raportit të punës së qeverisë
2010-03-05 20:52:58 cri komenti juaj Printoni

Sipas Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, në Sesioni Vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës që u hap më 5 mars, kryeministri i Kinës Wen Jiabao mbajti raportin e punës së qeverisë. Mediat e huaja kanë raportuar gjerësisht mbi politikat ekonomike të paraqitura këtë raport dhe i kanë kushtuar vëmendje të madhe politikës financiare aktive, politikës së lirë monetare në nivel të përshtatshëm dhe politikës së qëndrueshmërisë së normës bazë të RMB-së, të cilat Kina do të vazhdojë t'i zbatojë.

Siç njoftohet nga Associated Press, duke përballuar trysninë nga jashtë, Kina u shpreh se sivjet do të ruajë "qëndrueshmërinë bazë" të normës së RMB-së.

Agjencia Reuters njoftoi se raporti i punës i qeverisë së Wen Jiabao-s parashikohen që ekonomia e Kinës do të vazhdojë rritjen e shpejtë, ndërkohë qeveria kineze do të kontrollojë inflacionin dhe kreditimin, për të parandaluar ndodhje flluskën ekonomike.

Në gazetën "Wall Street Journal" raportohet se ekonomia e Kinës rritet me ritmin më të shpejtë në botë. Fjalimi i Wen Jiabao-s sqaron drejtimin e zhvillimit të ekonomisë.

Agjencia "Prensa Latina" bëri të ditur se Kina ka zbatuar politikat e posaçme për të siguruar zhvillimin e ekonomisë, ka pakësuar rrezikun e krizës financiare, si dhe ka hedhur bazën për zhvillimin e këtij viti. Tani, Kina po përballon të ardhmen në bazë të përvojës së suksesshme gjatë përballimit krizës. (Xiaoyu)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China