Hu Jintao shpreson se ndërmarrjet joshtetërore do të luajnë rol më të madh
Më 4 mars, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao u shpreh në Pekin se zhvillimi i ekonomisë së sistemit jopublik ndodhet në një pikënisje të re. Ai shpreson se ndërmarrjet e shumta jo-shtetërore do të kapin rastin dhe do të luajnë rol më të madh në shpejtimin e shndërrimit të mënyrës së zhvillimit të ekonomisë, në garantimin dhe përmirësimin e jetesës së masave popullore dhe në ngritjen e nivelit të vetë këtyre ndërmarrjeve. (Vera)