Sipas njoftimeve të Agjencisë kineze të Lajmeve Hsinhua, deri më 19 janar ishin zgjedhur mbi 70 mijë kandidatë për vullnetarë të zonës së Ekspozitës Botërore të Shangait nga brenda dhe jashtë Kinës.
Siç mësohet, këta 70 mijë kandidatë u përzgjodhën ndër 610 mijë veta nga 109 vende e rajone dhe krahina të ndryshme të Kinës, ndër të cilët 3001 të huaj të regjistruar nëpërmjet internetit.
Mësohet se vullnetarët e huaj kryesisht përbëhen nga ata që jetojnë tani për tani në Kinë dhe janë nga Japonia e Spanja, që e kanë organizuar ekspozitën botërore, dhe nga Koreja e Jugut e Italia që do ta organizojnë në 5 vjetët e ardhshëm. (Çang Çuo) (Artan)