Kryetari i radhës i këtij muaji i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Zhang Yesui, u shpreh më 18 janar në Nju-Jork se vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit përkrahin propozimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për shtimin e paqeruajtësve në Haiti dhe se ky organ do të reagojë shpejt lidhur me këtë propozim, duke nxitur punën përkatëse.
Siç mësohet, Ban Ki-mooni është shprehur më parë se, duke pasur parasysh gjendjen në Haiti pas tërmetit, i ka propozuar Këshillit të Sigurimit të dërgojë edhe 1500 policë e 2000 ushtarë paqeruajtës në këtë vend.
(Çan Yean) (Artan)