Në paraditen e 19 janarit sipas kohës vendore, në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit qeveria kineze mbajti ceremoninë madhështore për të pritur arkivolët e tetë paqeruajtësve kinezë që vdiqën gjatë tërmetit në Haiti.
Në fjalën e rastit të mbajtur në ceremoni në emër të Komitetit Qendror të Partisë, Këshillit të Shtetit dhe sekretarit të përgjithshëm Hu Jintao, anëtari i përhershëm i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Zhou Yongkang shprehu trishtimin e thellë për tetë dëshmorët dhe ngushëllime për të afërmit e tyre.
Zhou Yongkang vuri në dukje se Kina është një vend që e do paqen dhe ka si mision solemn të ruajë paqen në botë dhe të krijojë një botë harmonike. Dërgimi i policëve paqeruajtës tregon që Kina kryen detyrimet ndërkombëtare, luan rolin e duhur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si vend anëtar i përhershëm dhe shfaq imazhin e vet si një fuqi e përgjegjshme. Kina do të përpiqet pandërprerë për të ruajtur harmoninë e paqen shoqërore dhe stabilitetin e botës.
Ishin të pranishëm në ceremoni edhe shumë funksionarë e partisë dhe të ushtrisë, përfaqësues të masave dhe të afërm të dëshmorëve. (Wang Xianya)