Duke marrë parasysh shtimin e incidenteve të dhunës pas tërmetit, qeveria haitjane deklaroi më 17 janar se i gjithë vendi hyn në gjendjen e jashtëzakonshme. Policia haitjane dhe trupat paqeruajtëse të OKB-së deklaruan bashkërisht po atë ditë vendosjen e shtetrrethimit në kryeqytetin Port-o-Prins. Kabineti haitjan zhvilloi një mbledhje për të diskutuar çështjen e rindërtimit dhe rikthimit të rendit shoqëror pas fatkeqësisë.
Siç bëri të ditur një funksionar, që në datën 18 janar filluan të ngrihen 280 qendra shpëtimi në zonat e prekura, për t'u shpërndarë materiale ndihme dhe për t'u ofruar vendstrehim banorëve të goditur nga tërmeti. Këto qendra shpëtimi do të ndërtohen në objekte si shkollat e kishat në Port-o-Prins dhe 6 qytezat afër tij, dhe mund të zënë secila mesatarisht 500 veta. (Wang Xianya) (Artan)