Zv.drejtori i Komitetit Ekzekutiv të EXPO 2010 të Shangait Yang Xiong u shpreh më 18 janar se numri i pjesëmarrësve në ekspozitën botërore të vitit 2010 ka shënuar një rekord historik. Deri tani, 192 vende dhe 50 organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përveç tyre, edhe 31 provinca e rajone të posaçme autonome të Kinës, Hong-Kongu, Makao dhe Tajvani do të jenë të pranishëm në këtë panair.
Z. Yang shtoi se, deri në fund të marsit, pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve në EXPO 2010 do të bëjnë zbukurimin e pavijoneve të tyre, duke hyrë në përgatitjet përfundimtare.
(Çan Yean) (Artan)