Më 17 janar, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i shprehu falënderime skuadrës kineze të shpëtimit për veprimet e menjëhershme të ndihmës që ka ndërmarrë fill pas rënies së tërmetit në Haiti.
Ban Ki-moon i tha këto gjatë vizitës së tij në rrënojat e godinës së selisë së delegacionit të posaçëm të OKB-së për stabilizimin e Haitit. Në emër të OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar, ai e falënderoi skuadrën kineze për punën e palodhur në shpëtimin e banorëve vendorë dhe zbulimin e trupit të të dërguarit të posaçëm të tij Hedi Anabi në godinën e shembur.
(Çan Yean) (Artan)