Në pasditen e datës 14 janar sipas kohës së Pekinit, skuadra ndërkombëtare e shpëtimit e Kinës shkoi shumë shpejt në zonën e goditur nga tërmeti, fill pasi arriti në kryeqytetin e Haitit Port-o-Prins me aeroplan të posaçëm.
Kjo skuadër është e përbërë prej 50 vetash. Bashkë me ta shkuan në Haiti edhe 18 korrespondentë. Në aeroplan ishin ngarkuar gjithashtu pajisje shpëtimi e materiale prej më shumë se 20 tonësh, si dhe 3 qen shpëtimi, që do të shoqërojnë skuadrën në kryerjen e detyrës.
Pasi arriti në Haiti, skuadra ndërkombëtare e shpëtimit e Kinës do të zbatojë veprimet e ndihmës e të shpëtimit siç kërkohet nga OKB-ja, ndërkohë që një pjesë e anëtarëve do të shkojnë nga aeroporti drejt zonës së goditur për punët e shpëtimit. (Wang Xianya) (Artan)