Më 13 janar pasdite, ekipi kinez i ndihmës ndërkombëtare u nis për në zonat e Haitit të prekura nga tërmeti, për të zhvilluar punët ndihmëse në këtë rajon. Nënkryetari i këtij ekipi Hou Shike u shpreh në një intervistë se ata do të përgjigjen kryesisht për ndihmën e shpejtë në vend dhe shpëtimin urgjent të të plagosurve rëndë.
Hou Shike tha se në këtë ekip janë zgjedhur kryesisht anëtarë me përvojë të pasur, shumica e të cilëve i përkasin fushës së ndihmës së shpejtë dhe asaj të kirurgjisë. Ndër 15 anëtarët e ekipit, 11 janë meshkuj dhe 4 femra. Së pari ata do të merren me shpëtimin urgjent të të mbijetuarve dhe, nëse do ta lejojnë kushtet, do të transferojnë në spitalet e afërta të plagosurit pas shpëtimit. Nëse plagët janë shumë serioze, ata do të japin ndihmën e shpejtë në vend.(Shy Guan) (Artan)