Në deklaratën e publikuar më 13 janar, kryeministri britanik Gordon Braun tregoi habinë e tij për tërmetin e rënë në Haiti dhe shprehu ngushëllime për popullin haitjan.
Në deklaratë, Brauni i paraqiti ngushëllimet e veta dhe përkrahjen Ren Prevalit, presidentit të Haitit, ndërkohë që tha se Britania do të dërgojë ekipe shpëtimi në Haiti që të bëjnë vlerësimin e punës humanitare në vendngjarje. Ai vuri në dukje gjithashtu se Britania është e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje të duhur humanitare. (Wang Xianya) (Artan)