Siç njoftohet nga korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës, Drejtoria e Vrojtimeve Gjeologjike e SHBA-së më 12 janar u shpreh se në zonën detare rreth Haitit, në Karaibe, atë ditë ra një tërmet i fortë prej 7 ballësh.
Në njoftimin e kësaj drejtorie bëhet e ditur se tërmeti ndodhi në orën 4:53 të pasdites sipas orës vendore.
Brenda 20 minutave pas rënies së tërmetit u ndien edhe 5 lëkundje të tjera. Për shkak se zona ku ra tërmeti është shumë e populluar, parashikohet se dëmet në njerëz dhe materiale janë shumë të mëdha. (Xiaoyu) (Artan)