Më 1 janar, ka edhe 120 ditë nga hapja e Ekspozitës Botërore të Shangait dhe filloi zyrtarisht në Shangai Viti i Turizmit i Ekspozitës Botërore.
Po atë ditë në ceremoninë e hapjes drejtori i drejtorisë shtetërore të turizmit të Kinës Shao Çiwei u shpreh se parashikohet se gjatë hapjes së ekspozitës botërore do të vijnë 70 milionë vizitorë, ndër të cilët 3.5 milionë do të jenë vizitorë të huaj. Ky do të jetë fokusi i ri i turizmit botëror dhe të rajonit të Azisë e Paqësorit .
Po atë ditë në mbrëmje u organizua një mbrëmje artistike me temë turistike, aktorët me shfaqje të mbrekullueshme pasqyruan temën e kësaj ekspozite: Qyteti i sjell jetës lumturi. (U Sen)