Do të nisë shitja e biletave të vizitave të shumëhershme dhe atyre të privilegjuara për Ekspozitën Botërore të Shangait
Qysh nga 1 janari i vitit 2010 do të fillojnë të shiten bileta të vizitave të shumëhershme dhe bileta të privilegjuara për qytetarë të posaçëm për Ekspozitën Botërore të Shangait të vitit 2010.
Biletat e privilegjuara u shiten njerëzve me aftësi të kufizuar fizike, të moshuarve, studentëve, fëmijëve, ushtarëve etj.
Pas fillimit të shitjes më 27 mars të këtij viti, janë blerë deri tani rreth 144 milionë bileta të Ekspozitës Botërore të Shangait. (Fani) (Artan)