Kur po afrohet me EXPO 2010, është rritur shumë numri i rasteve të shkeljes së drejtave të pronësisë intelektuale. Në lidhje me këtë, zv-drejtori i Drejtorisë Shtetërore të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, Gan Shaoning u shpreh se forcimi i zhvillimit të legjislacionit për të drejtat e pronësisë intelektuale përbën garanci të rëndësishme për organizimin e suksesshëm të Ekspozitës Botërore, që është gjithashtu premtim i qeverisë kineze.
Sipas njoftimeve të Agjencisë kineze të Lajmeve Hsinhua, është rritur numri i rasteve të shkeljes së të drejtave publicitare dhe të internetit dhe është rritur numri i rasteve të shkeljes së të drejtave mbi shitjen e biletave të ekspozitës.
Gan Shaoning u shpreh në një konferencë të Drejtorisë Shtetërore të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale mbi zhvillimin e legjislacionit që u organizua në qytetin Hangshou, se Drejtoria e Bashkërendimit të Çështjeve të ekspozitës së Shangait ka regjistruar markën ndërkombëtare për simbolin e ekspozitës së Shangait në 39 vende dhe rajone si SHBA, Japoni, Hongkong, Makao etj. (Çang Çuo)