Më 17 dhjetor, kryeministri kinez Wen Jiabao vuri në dukje se ka pesë probleme që duhet të zgjidhen në Konferencën e OKB-së për Ndryshimin e Klimës, që po i mban punimet në Kopenhagë.
Duke iu referuar fjalëve të kryeministrit Wen Jiabao, zv.ministri i Jashtëm i Kinës He Yafei tha më 17 dhjetor pasdite se prej dy vjetësh po zhvillohen bisedimet e "Hartës së rrugës të Balit" dhe dy grupe pune të "Konventës kornizë të OKB-së mbi ndryshimin e klimës" dhe të "Protokollit të Kiotos" kanë arritur përparime dhe unanimitet. Tani ka edhe pesë probleme që duhet të zgjidhen: dokumentet themelore të bisedimeve; objektivi i pakësimit të shkarkimit të gazit serrë; parashikimi, raportimi dhe kontrolli i shkarkimit të gazit serrë; objektivi afatgjatë dhe së fundi problemi i fondeve. Tani më e rëndësishmja është shpejtimi i punës së diskutimeve lidhur me dokumentet.
He Yafei tha gjithashtu se, nëse vazhdojnë mosmarrëveshjet në problemet për të cilat ka divergjenca të mëdha, kjo konferencë ka mundësi të përfundojë pa arritur ndonjë rezultat. (Çang Çuo) (Artan)