Më 18 dhjetor u zhvillua në Kopenhagë Samiti i Liderëve për Ndryshimin e Klimës.
Afro 120 liderë ose udhëheqës të vendeve të ndryshme, si sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Kimoon, presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri kinez Wen Jiabao, morën pjesë në këtë takim, ku u bisedua rreth veprimeve globale kundër ndryshimit të klimës, me dëshirën e arritjes së një marrëveshjeje për përballimin e këtij problemi.
Rezultatet i këtij takimi parashikohet të shpallen në pasditen e 18 dhjetorit sipas orës vendore.
(Çan Yean) (Artan)