PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jibao u takua me liderët e Britanisë së Madhe, të Gjermanisë dhe të Japonisë
2009-12-18 10:00:13 cri komenti juaj Printoni

Më 17 dhjetor kryeministri i Kinës Wen Jiabao, që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës për të marrë pjesë në Konferencën e Ndryshimit të Klimës, zhvilloi takime të veçanta me kryeministrin e Britanisë së Madhe Gordon Brown, kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel dhe kryeministrin japonez Hatoyama Yukio.

Wen Jiabao tha se vitet e fundit shumë vende të zhvilluara kanë propozuar standardet e pakësimit të lëshimit të gazit serrë, e po ashtu edhe disa vende në zhvillim kanë propozuar standardet përkatëse. Kjo është e rrallë në histori dhe tregon zhvillimin e ri të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e përballimit të ndryshimit të klimës. Ai tha se tani Konferenca e Kopenhagës po i afrohet fundit dhe palët e ndryshme duhet të fokusohen në gjetjen e konsensusit, të gjejnë qëndrimet e përbashkëta me ndryshim, të përballojnë të ardhmen dhe t'u japin popujve të botës besim e shpresë.

Kryeministri Wen Jiabao vuri në dukje po ashtu se në përballimin e ndryshimit të klimës i duhet përmbajtur qëndrimit të "përgjegjësisë së përbashkët, por të ndryshme". Vendet e ndryshme duhet të vënë në jetë premtimet e tyre, të forcojnë besimin e ndërsjellë e të mos jenë dyshues ndaj njëri-tjetrit ose kundër njëri-tjetrit. Kina është gjithmonë besuese, pala kineze do të kapërcejë të gjitha vështirësitë për të realizuar qëllimin e pakësimit të lëshimit të gazit serrë. (U Sen)


1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China