Më 17 dhjetor në Kopenhagë, kryeministri kinez Wen Jiabao, që po merr pjesë në Konferencën e OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës, u takua përkatësisht me kryeministrin anglez Gordon Brown, kancelaren gjermane Angela Merkel e kryeministrin japonez Hatoyama Yukio dhe pati një takim me presidentin e Maldiveve Mohamed Nasheed, kryeministrin etiopian Meles Zenawi, kryeministren e Bangladeshit Sheikh Hasina Wajed, kryeministrin e Grenadës Tillman Thomas dhe ndihmësen e presidentit të Sudanit Nafie Ali Nafie.
Wen Jiabao vuri në dukje se vendet e ndryshme nuk duhet të kenë dyshime, e madje kundërshtime, ndaj njëri-tjetrit, por duhet të mbajnë premtimet e veta dhe të forcojnë besimin e ndërsjellë. Pala kineze do të kalojë të gjitha vështirësitë për të arritur synimin e vet lidhur me kontrollin e shkarkimit të gazit serrë. Kina ka punuar në mënyrë të hapur e transparente dhe është mbikëqyrur nga ligji e opinioni publik brenda vendit. Krahas kësaj, pala kineze është e gatshme që të zhvillojë shkëmbime, dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Gjatë takimit me liderët e këtyre 5 vendeve në zhvillim, Wen Jiabao tha se, si gjithmonë, Kina do të japë përkrahje dhe ndihmë për vendet e varfra, vendet e vogla ishullore dhe vendet afrikane në ushqim, shëndetësi, arsim dhe përballimin e ndryshimit të klimës. (Jiang Lei) (Artan)'