PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao: Kina e Brazili kanë unanimitet të gjerë në përballimin e ndryshimit të klimës
2009-12-18 11:18:39 cri komenti juaj Printoni
Më 17 dhjetor, gjatë takimit në Kopenhagë me presidentin e Brazilit Luiz Lula Da Silva, kryeministri kinez Wen Jiabao tha se Kina e Brazili janë vende në zhvillim dhe kanë unanimitet të gjerë në bashkëpunimin ndërkombëtar përballë ndryshimit të klimës. Të dyja vendet qëndrojnë në mënyrë të vendosur me vendet e tjera në zhvillim dhe mbrojnë interesat e përbashkët. Vendet e zhvilluara duhet të përkrahin përpjekjet e vendeve në zhvillim për të ndjekur rrugën e zhvillimit të vazhdueshëm, që është në dobi të përballimit të ndryshimit të klimës.

Lula u shpreh nga ana e tij se Brazili ka të njëjtin qëndrim me palën kineze në bisedimet e Konferencës së Kopenhagës. Në luftën kundër ndryshimit të klimës, bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të ndjekë parimin "Detyrime të përbashkëta, por të ndryshme" dhe duhet të mos kalojë nivelin e zhvillimit dhe aftësinë e vendeve në zhvillim. (Wang Lei) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China