Më 17 dhjetor sekretari ekzekutiv i "Konventës kornizë të OKB-së mbi ndryshimin e klimës" Yve de Boer dha një vlerësim të matur mbi projektin e Amerikës me kushte të vështira, për të mbledhur fonde për ndryshimin e klimës në një periudhë afatmesme, duke u shprehur se "dëshiron që SHBA-ja të sqarojë kuotën e saj në këtë projekt ".
Po atë ditë më parë, sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Kliton parashtroi mendimin se, deri në vitin 2020, vendet e zhvilluara duhet të japin 100 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar vendet në zhvillim në përballimin e ndryshimit klimatik. Por ajo nuk tregoi burimin e fondeve dhe përpjesëtimin e SHBA-së në to.
Yve de Boer tha gjithashtu se të gjitha vendet në zhvillim ngulin këmbë të ruajnë "Protokollin e Kiotos", sepse tani për tani ky protokoll është e vetmja metodë e ligjshme në veprimtarinë e përballimit të ndryshimit të klimës, ku tregohet parimi i "përgjegjësisë së përbashkët, por të ndryshme" mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. (Wang Xianya)