Sipas Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u shpreh më 17 dhjetor se, me kushtin paraprak që të gjitha ekonomitë kryesore të kryejnë veprime efektive për pakësimin e lëshimit të gazit duke siguruar zbatimin transparent të tyre, SHBA-ja së bashku me vendet e tjera duhet të mbledhin 100 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim për përballimin e ndryshimit të klimës deri në vitin 2020.
Po atë ditë Hillari Klintoni tha në Kopenhagë se këta 100 miliardë dollarë do të mblidhen nëpërmjet mënyrave të ndryshme, duke përfshirë mënyrën shumëpalëshe dhe dypalëshe, si dhe mënyra të tjera financimi. Ky fond do të ndihmojë kryesisht vendet e prapambetura ekonomikisht dhe vendet më të prekshme nga ndryshimi i klimës. Ajo theksoi se premtimi amerikan ka si kusht që të gjitha veprimet për pakësimin e lëshimit të gazit nga tërë ekonomitë kryesore të jenë transparente . (Xiaoyu) (Artan)