PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vendet e prekura më shumë nga ndryshimi i klimës paraqitën kërkesa për vendet e zhvilluara
2009-12-17 09:42:58 cri komenti juaj Printoni

Vendet afrikane, vendet më të pazhvilluara dhe vendet e vogla ishullore janë viktimat më të mëdha nga ndryshimi i klimës. Në mbledhjen e nivelit të lartë të Konferencës së Ndryshimit të Klimës të OKB-së në Kopenhagë, këto vende u kërkuan vendeve të zhvilluara që të zbatojnë rregullat e bisedimeve, e njëkohësisht të rritin objektivin e pakësimit të shkarkimit të gazit serrë dhe vëllimin e dhënies së fondeve për luftën kundër ndryshimit të klimës.


Përfaqësuesi i vendeve të vogla ishullore, kryeministri i Grenadës Tillman Thomas, tha se Aleanca e Shteteve të Vogla Ishullore kërkon që të zhvillohen bisedime me sistemin e dy binarëve dhe të zbatohet Protokolli i Kiotos sipas pikave të "Hartës së rrugës të Balit" të vitit 2007.


Përfaqësuesi i vendeve afrikane, kryeministri i Etiopisë Meles Zenawi, tha se deri në vitin 2015 fondet kundër ndryshimit të klimës duhet të arrijnë çdo vit në 50 miliardë dollarë amerikanë dhe deri në 2020 duhet të shkojnë në 100 miliardë dollarë në vit. (Çang Çuo) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China