Më 17 dhjetor sipas orës vendore, kryeministri kinez Wen Jiabao u takua në Kopenhagë me homologun e vet danez Anders Fog Rasmusen. Kryeministri Wen u shpreh se pala kineze do të vazhdojë ta përkrahë punën e vendit organizator të konferencës së ndryshimit të klimës, duke forcuar bashkërendimin me palët e ndryshme për të arritur rezultate më të mira.
Wen Jiabao shtoi se konferenca e Kopenhagës ka ardhur në fazën përfundimtare dhe se vendet e ndryshme duhet të nisen nga gjendja e përgjithshme në bazë të realitetit, duke marrë parasysh interesat e të tjerëve, për ta nxitur zhvillimin e bisedimeve sipas parimit të "përgjegjësisë së ndryshme, por të përbashkët" e të premtimeve të dhëna dhe për të arritur një dokument që pasqyron dëshirën e përbashkët politike të komunitetit ndërkombëtar.
Rasmuseni u shpreh nga ana e tij se Danimarka vlerëson lart objektivin e shpallur ditët e fundit nga pala kineze për pakësimin e lëshimit të gazit serrë. Ai tha se propozimet dhe parimi i paraqitur nga kryeministri kinez Wen Jiabao, që janë të rëndësishëm për nxitjen e bisedimeve, tregojnë plotësisht përpjekjet aktive të Kinës për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e ndryshimit të klimës. Ai dëshiron që vendet e tjera të mbajnë qëndim të njëjtë si Kina, me përgjegjësi dhe me mendim aktiv për arritjen e suksesit të konferencës. (Çan Yean) (Artan)