PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Su Wei: Konferenca e Kopenhagës duhet të arrijë një marrëveshje nga fundi në majë
2009-12-17 09:53:30 cri komenti juaj Printoni

Më 16 dhjetor në Kopenhagë të Danimarkës zv.kryetari i delegacionit të Kinës në Konferencën e OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës, drejtori i përballimit të ndryshimit të klimës pranë Komisionit të Zhvillimit dhe të Reformës, Su Wei, u shpreh se rezultati i fundit i kësaj konference duhet të arrihet në bazë të konsultimeve nga fundi në majë.

Su Wei tha se kjo konferencë është nxitur nga palët nënshkruese dhe ka shumë palë pjesëmarrëse. Kina shpreson që dokumenti përfundimtar të hartohet në bazë të dokumentit të krijuar nga palët nënshkruese. Baza e këtij dokumenti duhet të jetë mendimi i palëve nënshkruese, "diçka e formuar gjatë procesit të bisedimeve dhe jo nga jashtë ose e rënë nga parajsa". Ai tha gjithashtu se, sa më shumë afrohet fundi i konferencës, aq më tepër duhet të respektohen mendimet e palëve të ndryshme për të pasur një rezultatin pozitiv.

Su Wei u shpreh gjithashtu se vendet në zhvillim kanë ndërmarrë veprime për pakësimin e lëshimit të gazit serrë, gjë që luan një rol të rëndësishëm për përballimin së bashku nga bota të ndryshimit të klimës. Edhe vendet e zhvilluara duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e veta historike dhe detyrimet ligjore. (U Sen)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China